Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dimitrov Dantchev, me ç’rast ka theksuar se nga presidenca Bullgare, pret përkrahje të fuqishme për integrim të Ballkanit.
Bullgaria në krye të presidencës së radhës të BE-së, prezanton për herë të parë një vend ballkanik, duke siguruar përkushtim të shtuar në procesin integrues, për këtë pjesë të Evropës, andaj, theksoi Ministrja Hoxha, nga Bullgaria kërkojmë fuqizim të përkrahjen të këtij procesi.
“Motoja e Bullgarisë në krye të Presidencës “Të bashkuar jemi më të fortë”, përfaqëson edhe qëndrimin e vendit tonë, përball trendeve globale për rajonin. Takimi i sotëm me Ambasadorin, ishte rast të diskutojmë për Planin e BE-së për zgjerim në Ballkanin perëndimor, angazhimin gjithëpërfshirës të Kosovës në procesin integrues si dhe vlerësimin e të arriturave”, theksoi Hoxha.
Bullgaria ka synim edhe perspektivën e anëtarësimit në BE të fqinjëve të saj në Ballkanin Perëndimor, theksoi Ambasadori Nedialtcho Dimitrov Dantchev.
“Ballkani Perëndimor ka nevojë për një perspektivë të qartë evropiane dhe lidhje mes tyre dhe vendeve anëtare”, theksoi Ambasadir Dantchev, duke shtuar se secili vend veç e veç nga Ballkani perëndimor duhet të përmbush detyrimet nga Plani për zgjerim. /Telegrafi/