Telegrafi

Ministrja Haradinaj-Stublla uron shqiptarët në Mal të Zi, për fitoren e dy mandateve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar bashkëkombësit në Republikën e Malit të Zi për fitoren e dy mandateve në zgjedhjet parlamentare të këtij shteti.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka theksuar se bashkimi i tyre në Qeverinë e re të Malit të Zi, padyshim duhet të jetë i orientuar në vlerat properëndimore.

Lexo po ashtu Në festë me flamuj kuq e zi! Koalicionet Shqiptare fitojnë dy mandate, Gjeloshi: Do të vazhdojmë projektin tonë

“Momentumi i shqiptarëve në Ballkan, është në dorën e të gjithë neve. Të punojmë fort për aleancat tona mbarëkombëtare dhe fuqizimin tonë në rajon, si faktor unik shqiptar. Urime!”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/