Site icon Telegrafi

Ministrja Haradinaj-Stublla takohet me kryesinë e Shoqatës “Vatra”: Miqësia me Amerikën e përhershme

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, ka zhvilluar një takim miqësor me kryesinë e Shoqatës “Vatra” në New York, që konsiderohet si Shtëpia Kulturore e shqiptarëve dekada me radhë në Amerikë.

Sipas një njoftimi, shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se është nder i veçantë që të vizitojë shtëpinë që ka punuar në vazhdimësi për ta forcuar lidhjen me shtetin mik SHBA.

“Nder dhe emocion i veçantë të pritem brenda këtyre mureve ku jeton historia e figurave të lavdishme të kombit. Misioni i tyre i pandalshëm edhe kur kohërat ishin kundër nesh dhe guximi për të qëndruar drejtë, është shtegu që duhet të ndjekim edhe sot”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.

Kryediplomatja kosovare ka theksuar se miqësia e Kosovës me Amerikën është e përhershme dhe i ka shprehur falënderime të veçanta shoqatës “Vatra”, për të gjithë punën e palodhshme që bëjnë për të fuqizuar rolin shqiptar në ShBA, duke dhënë siguri për miqësinë e përhershme me Amerikën. /Telegrafi/

Exit mobile version