Telegrafi

Ministrja Haradinaj-Stublla pret në takim tenorin shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj

Foto: Ministry of Foreign Affairs and Diaspora - Republic of Kosovo/Facebook

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, të premten ka zhvilluar një takim me tenorin shqiptarë me famë botërore Ramë Lahaj.

Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se takimi me Lahajn është nder i veçantë për të.

“Nder i veçantë të takoj sot Ramë Lahaj, zëri shqiptar i Kosovës në operën botërore!”.

Foto: Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo/Facebook

Ministrja Haradinaj-Stublla, ka thënë se bashkë me tenorin shqiptarë kanë diskutuar për fuqizimin e vlerave kulturore edhe përmes platformës së re të diplomacisë kulturore.

“Diskutuam bashkë mbi shumë tema të realitetit kombëtar e politik, dhe u dakorduam që Z.Lahaj do të vazhdojë të na ndihmojë në fuqizimin e vlerave tona kulturore-artistike në botë, tani edhe përmes platformës së re të diplomacisë kulturore.”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/

Ramë Lahaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)