Site icon Telegrafi

Ministrja Haradinaj-Stublla përkujton ushtarët britanikë që bënë sakrificën më sublime për lirinë e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka përkujtuar sot ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

“Kosova përkujton ushtarët britanikë që bënë sakrificën më sublime për paqen që gëzojmë sot të gjithë”, ka deklaruar kryediplomatja Haradinaj-Stublla.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka vlerësuar lartë kontributin e ushtarëve britanikë për paqe, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë dhe për t’i kujtuar – për nder të tyre – tashmë është ngritur edhe Memoriali i Mbretërisë së Bashkuar.

E diela e kujtimeve shënohet në Mbretërinë e Bashkuar si një ditë për të përkujtuar kontributin për paqe që kanë dhënë ushtarakët e Komonuelthit në të dyja luftërat botërore dhe luftërat e konfliktet e mëvonshme nëpër botë. /Telegrafi/

Exit mobile version