Telegrafi

Ministrja Hajdari raporton para deputetëve në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Sot mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku do të shqyrtohet raportimi i auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vitin 2020.

Për çka do të jetë e ftuar edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari.

Veç kësaj komisioni do të shqyrtoj edhe raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë Regjionale “Bifurkacioni” për vitin 2020, ku të ftuar do të jenë kryetari i bordit dhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv.

Në fund shqyrtohet edhe raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ndërmarrjes Publike Lokale “Hortikultura” për vitin 2020. Të ftuar do të jenë kryetari i bordit dhe kryeshefi ekzekutiv. /Telegrafi/