Site icon Telegrafi

Ministrja Hajdari gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi thotë se po shantazhohet nga mediet

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është ankuar se po shantazhohet nga mediet në Kosovë.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave si dhe lidhur me “Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport-CERP huamarrje nga Banka Botërore”.

Nga kryesuesi i këtij komisioni, Ferat Shala, ministrja Hajdari mes shumë çështjeve është pyetur edhe për një trajnim që kishte zhvilluar një zyrtar i ministrisë.

Në diskutim e sipër ajo tha se po shantazhohet nga mediet, por nuk sqaroi më shumë se për çka bëhet fjalë.

“Kam marrë shumë shantazhe nga mediat, jo edukimi, masteri e të gjitha. Por, këto nuk janë të vërteta”, u shpreh ajo.

Mbledhja e Komisionit për Ekonomi është ndërprerë pas diskutimeve të ashpëra ndërmjet deputetëve të pozitës e opozitës. /Telegrafi/

Exit mobile version