Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, bashkë me zëvendësministrin Getoar Mjeku dhe këshilltaren e lartë Leman Hatashi, ka takuar ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Hajdari e njoftoi se ambasadorin zviceran mbi prioritetet e ministrisë, duke nënvizuar ngritjen e konkurrueshmërisë në industri, përmirësimin e bilancit tregtar të vendit, si dhe tërheqjen e investimeve dhe përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit.
Në njoftim thuhet se ministrja Hajdari shprehu përkushtimin ndaj bashkëpunimin rajonal brenda një kuadri ku Republika e Kosovës trajtohet e barabartë me vendet e rajonit të Evropës Juglindore.
Ambasadori Kolly rikujtoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe, me theks mbi investimet dhe diasporën. Zvicra është vendi i dytë me më së shumti investime në Republikën e Kosovës, ndërsa mërgata kosovare në Zvicër përbën një urë lidhëse kulturore e ekonomike mes dy vendeve.
Ambasadori Kolly folën gjithashtu për profilet e kompanive zvicerane që synojnë të zgjerojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë dhe të krijojnë vende të reja të punës.
Ministrja Hajdari e falënderoi ambasadorin Kolly për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra e ka dhënë për zhvillimin e Kosovës.
Të dy çmuan marrëdhëniet e mira mes dy shteteve dhe konfirmuan gatishmërinë për të thelluar dhe për të zgjeruar bashkëpunimin. /Telegrafi/