Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë Ursula von der Leyen ka refuzuar që të mbulojë kokën me shami dhe të përkulet sipas rregullave që vlejnë për femrat në Arabinë Saudite.
“Nuk e vendos shaminë, por veshi pantallona”, ka thënë ministrja e cila është takuar në Riad me zëvendës princin saudit Mohamad Bin Salman Al Saud, shkruan Bild.
“Natyrisht, unë i respektoj zakonet dhe traditat e çdo vendi. Nga respekti për kulturën, përpiqem që ‘i respektoj ato rregulla. Por kur është fjala për veshjen, për mua ka kufizime sa dhe si i përshatem vendit”, ka thënë Von der Layen.
Ajo shtoi se është e drejtë e secilit se si të vishet.
Gjatë vizitës në Riad, kokën nuk e kanë mbuluar as Michelle Obama, Angela Merkel, Hillary Clinton, Condoleezza Rice, kujtojnë mediat perëndimore.
Sipas Bild nikoqirët sauditë bëjnë përjashtime kur është fjala për politikanet perëndimore.
Por sa i përket grave tjera në delegacion si përkthyese, gazetare, bashkëpunëtore kjo nuk vlen.