Ministrja Donika Gërvalla sot do të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Raportimi i ministres së Jashtme Gërvalla para Komisionit do të nisë në ora 10:00.
“Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë raporton ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, një ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme pas kritikave të shumta për mënyrën e të shkruarit në gjuhen angleze, pas pothuajse tri orëve e ka larguar postimin nga faqja.
Në Twitter, MPJD ka kërkuar nga NATO, SHBA dhe BE që të ndërmarrin veprime pas arrestimit të gazetarit Roman Protasevich nga autoritetet bjelloruse.
MPJ më pas ka rikthyer postimin e fshirë për Rusinë, por me përmirësime. /Telegrafi/