Ministrja për Çështje Evropiane pranë Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme në Francë Natali Loazo, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.
Siç njoftojnë nga Ambasada e Francës, Loazo do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, zv.kryeministrin Bujar Osmani, ndërsa do të takohet edhe me Talat Xhaferin dhe Hristijan Mickoskin, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas agjendës është paraparë që Loazo të ketë takim edhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare, të cilat janë partnerë të Ambasadës së Francës./Telegrafi/