Telegrafi

Ministrja e Shëndetësisë në Victoria jep dorëheqje pas skemës për parandalimin e përhapjes së coronavirusit

Ministrja e Shëndetësisë në Victoria, Jenny Mikakos, ka dhënë dorëheqje së fundmi pas skemës shtetërore të karantinës në hotel.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministri, Daniel Andrews, tha se Departamenti i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Njerëzore ishte përgjegjës kryesor për programin e masave parandaluese të coronavirusit, nën udhëheqjen e Mikakos.

“Siç i thashë Bordit të Hetimit, që unë do të marrë përgjegjësi për departamentin tim”, u shpreh Mikakos në llogarinë e saj në Twitter.

“Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, kam punuar çdo ditë për t’i mbrojtur banorët e Victorias”, tha ajo ndër tjerash.

Dorëheqja e Mikakos vjen pas thirrjeve që ajo të largohej nga përgjegjësitë kur filloi hetimi mbi këtë program. /Telegrafi/