Ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku do të takohet me homologun e saj Nikolla Dimitrov.
Nga MPJ thonë se në takim do të bisedohet për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, potencialet ekonomike për bashkëpunim dhe thellimin e tyre.
“Gjithashtu biseda do të fokusohet në integrimet evropiane të Maqedonisë dhe prioritetet në kryesimin e Austrisë me Bashkimin Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2018”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Në kuadër të vizitës në Maqedoni, Karin Kneissl do të realizojë takime edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe zv.kryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani./Telegrafi/