Telegrafi

Nicola Sturgeon do të japë dorëheqje nga posti i ministres së parë të Skocisë

Nicola Sturgeon do të japë dorëheqje nga pozita e ministres së parë të Skocisë pas më shumë se tetë vjetësh në këtë rol.

Sturgeon, njëherësh edhe kryetarja e Partisë Kombëtare Skoceze pritet të bëjë njoftimin në një konferencë shtypi të organizuar në Edinburg, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet saktësisht se kur do të largohet nga detyra.

Sturgeon ka qenë ministrja e parë që nga nëntori 2014, kur mori detyrën nga Alex Salmond pas referendumit të pavarësisë.

Ajo u bë ministrja e parë më jetëgjatë e vendit. /Telegrafi/