Forca e Sigurisë së Kosovës sot organizon ceremoni ushtarake për pritjen e ministres të Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Shekerinska-Jankovska.
Ceremonia zhvillohet në Ministrinë për FSK-së, ku pastaj delegacioni që ajo udhëheq, do të vazhdojë vizitën e punës edhe në qendrën për Studime Universitare të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari”.
Shekerinska-Jankovska do të pritet edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj.