Telegrafi

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë pritet në Shtëpinë e Bardhë, merr mbështetje për forcimin e sigurisë kibernetike

Zëvendëskëshilltari kryesor i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jon Finer ka pritur në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

njoftimin për shtyp thuhet se Finer ripohoi mbështetjen e menjëhershme, domethënëse dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar sigurinë e saj kibernetike përballë sulmeve kibernetike të përsëritura, shkatërruese nga Irani.

Ai shprehu vlerësimin e SHBA-së për bashkëpunimin tonë të fortë në çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ai theksoi punën tonë së bashku si aleatë të NATO-s dhe vlerësoi lidershipin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, veçanërisht si mbajtëse me Shtetet e Bashkuara për rezolutat që lidhen me pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia, thekson Shtëpia e Bardhë.

Gjithashtu, Finer falënderoi popullin shqiptar për bujarinë e tij në pritjen e përkohshme të atyre që janë larguar nga Afganistani. /Telegrafi/