Sot për vizitë në Kosovë do të qëndrojë ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl.
Ajo do të zhvillojë pasdite një takim me kryeministrin, Ramush Haradinaj, njofton Zyra e Kryeministrit.
Gjithashtu, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, do të pres në takim ministren Kneissl.
Takimi dypalësh do të zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme. /Telegrafi/