Site icon Telegrafi

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, nesër viziton Kosovën

Nesër në Kosovë për vizitë zyrtare do të qëndrojë Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl.

Ajo do të zhvillojë pasdite një takim me kryeministrin, Ramush Haradinaj, njofton Zyra e Kryeministrit.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, do të pres në takim Ministren  Kneissl.

Takimi  dypalësh do të zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Përveç njoftimit se Kneissl do të pritet në Prishtinë, nuk janë të bërë të ditura edhe temat për të cilat pritet të flitet. /Telegrafi/

Exit mobile version