Telegrafi

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha përmend vlerësimet pozitive të raportit të BE-së për Kosovën

Ministrja e Integrimeve (MI), Dhurata Hoxha ka theksuar se raporti i Komisionit Evropian (KE) për Kosovën, ka edhe vlerësim pozitive.

Ajo gjatë raportimit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme (MPJ) ka thënë se si vlerësim pozitiv të këtij raporti janë zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

“Vlerësim pozitiv ka edhe mjedisi konkurrues, ratifikimi i demarkacionit, ekzistimi i pluralizmit të mediave, progresi në fushën e reformës së administratës publike”, ka shtuar Hoxha.

Sipas saj, sistemi i drejtësisë ka shënuar përparime, duke shtuar se ka përparime edhe në luftimin e korruspionit dhe krimit. Ka përparime edhe në luftën kundër terrorizmit, përfshirë luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit dhe në angazhimin që po ndodhë na kuadër të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/