Site icon Telegrafi

Ministrja e Financave: Shqipëria me norma inflacioni të përmbajtura dhe në ngadalësim

LSA

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot Shqipëria ka vijuar të ketë norma inflacioni të përmbajtura dhe në ngadalësim.

“Shqipëria ka vijuar të ketë norma inflacioni të përmbajtura dhe në ngadalësim. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2023 është 4.5 për qind, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 7.4 për qind”, tha Ibrahimaj.

Komponenti kryesor i rritjes dhe ndikimit të inflacionit total gjatë gjithë vitit të kaluar, por edhe gjatë këtij viti, ishte ai i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, i cili ka edhe peshën kryesore në shpenzimet e shportës së qytetarëve shqiptarë.

Megjithatë, ky inflacion ka vijuar të jetë ndjeshëm më i ulët se inflacioni i kësaj kategorie në vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version