Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, deklaroi sot se gjykatat serbe “mund të sigurojnë gjykim të drejtë dhe fer” për Ismail Morina-Ballisti.
Serbia vazhdon ta kërkojë ekstradimin e tij nga Kroacia.
“Sa i përket këtij rasti, duhet pritur vendimin e ministrit të Drejtësisë së Kroacisë, por besoj se kolegu do të sillet në pajtim me vendimet e plotfuqishme dhe se Morina do të ekstradohet në Serbi, në mënyrë që të mund të kryhet procedura penale, e cila ka nisur para Gjykatës së lartë në Beograd”, tha Kuburoviq për Tanjug.
Ballisti akuzohet nga Serbia për lansimin e dronit në ndeshjen Serbi – Shqipëri.
Tifozi i njohur shqiptar është zënë në Kroaci duke e kaluar kufirin, ndërsa Gjykata Supereme e ka vendosur ekstradimin e tij në Serbi.
E vetmja shpresë e Ballisitit mbetet Ministri kroat i Dresjtësisë që mund ta anulojë vendimin. /Telegrafi/