Telegrafi

Ministrja e Arsimit takon Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, sot gjatë ditës ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Gjatë këtij takimi ministrja Bajrami dhe ambasador Minxhozi biseduan rreth bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e arsimit.

Bajrami pranoi urimet për detyrën e re nga Minxhozi i cili përmendi bashkëpunimin e mirë që kanë pasur në arsim Kosova dhe Shqipëria.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u përmendën edhe ngecjet në projekte dhe marrëveshje të ndryshme.

Ministrja Bajrami u shpreh e gatshme që të thellohet bashkëpunimi me Shqipërinë në të gjitha nivelet e arsimit, por edhe në shkencë, teknologji e inovacion.

Po ashtu, Bajrami ka thënë se shumë shpejt do të ketë një takim me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, në mënyrë që të kalohen sfidat në implementimin e projekteve dhe të krijohen mundësi të reja për bashkëpunim. /Telegrafi/