Duke nisur nga viti i ardhshëm, në të gjitha shkollat fillore të vendit do të përdoret i njëti tekst i Abetares.
Lajmi është dhënë nga ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi e cila pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave tha për mediat se nga qeveria ishte vendosur përjashtimi i abetares nga tekstet alternative, që përzgjidhen nga mësuesit e secilës shkollë në fillim të vitit.
“Të gjithë nxënësit e klasës së parë në të gjitha shkollat në të gjithë vendin do të kenë një tekst të unifikuar të abetares. Nga takimet me ekspertët dhe mësuesit e ciklit fillor kemi dakordësuar që të kemi në tekst të përbashkët sepse ndihmon për të pasur një qasje dhe metodologji të njëjtë kudo. Do punojmë për projektin ‘një gjuhë një abetare për të nisur procedurat për një konkurrim të hapur dhe transparent në mënyrë që vitin tjetër të gjithë vogëlushët të kenë një abetare”, tha ministrja e Arsimit.