Site icon Telegrafi

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Deskoska uron Ditën ndërkombëtare të mësimdhënësve

Ministrja e arsimit dhe shkencës, Renata Deskoska, me rastin e Ditës ndërkombëtare të mësimdhënësve, dërgoi urime deri te punëtorët e arsimit, në të cilën theksoi se ata janë element themelor në procesin edukativo-arsimor dhe në krijimin e gjeneratave të suksesshme të cilat do të vazhdojnë të udhëheqin shtetin në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit të përgjithshëm socio-ekonomik të vendit.

“Ekipi i Ministrisë së arsimit dhe shkencës dhe unë personalisht si ministre e arsimit dhe shkencës jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e profesionit të mësimdhënësit. Pikërisht për këtë filluam proces të ndryshimeve të cilat do të nënkuptojnë përmirësim të statusit shoqëror dhe dinjitetit të njerëzve që kanë zgjedhur të jenë mësimdhënës. Ndryshimet që do të çojnë drejt një arsimi më të mirë dhe më cilësor do të krijohen dhe do të zbatohen në bashkëpunim me Ju”, thuhet në urimin e ministres së Arsimit dhe shkencës, Renata Deskoska./Telegrafi/

Exit mobile version