Site icon Telegrafi

Ministrja Dumoshi priti në takim komunitetet jo shumicë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar sot një takim me grupin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës 6+, me të cilët ka diskutuar për projekte në të cilat pritet që MKRS-ja të investojë, me theks, ato në interes të qytetarëve të komuniteteve jo shumicë.

Në takim u diskutua për tema dhe projekte që kanë të bëjnë për diversitetin dhe dialogun kulturor mes komuniteteve jo shumicë që jetojnë në Kosovë, trashëgiminë kulturore, restaurimin e objekteve, në veçanti në Prizren, si dhe për bashkëpunimin, subvencionet në kulturë, rini e sport për këto komunitete.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi, tha se në vazhdimësi MKRS-ja i trajton me kujdes dhe prioritet projektet që kanë të bëjnë dhe që janë në interes të komuniteteve.

Nga ana e tyre, deputetët e komuniteteve paraqitën sfidat me të cilat ballafaqohen komunitetet që ata përfaqësojnë dhe e informuan ministren për prioritetet që presin t’i përkrahë MKRS-ja.

Ata thanë se pas rishikimit të buxhetit do të jetë një pasqyrë më e qartë rreth projekteve për kulturë, rini e sport.

Exit mobile version