Site icon Telegrafi

Ministrja Dumoshi ofron bashkëpunim institucional për Bienalen “Manifesta”

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot drejtoreshën për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli.

Në takim u diskutua në veçanti për Bienalen “Manifesta” e cila, siç u shpreh ministrja Dumoshi, i bën nderë Prishtinës që të jetë nikoqire në vitin 2022. Ajo po ashtu shprehu gatishmërinë e saj dhe të Ministrisë për bashkëpunim sa më të mirë rreth kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore.

Dumoshi theksoi se ngjarjet kulturore në Prishtinë, e edhe në qytetet e tjera të Kosovës, përveç se e pasurojnë jetën kulturore e sociale, e ndihmojnë Kosovën që të futet në kalendarët kulturorë të Evropës e botës.

Ministrja Dumoshi dhe drejtoresha Basholli u dakorduan edhe për takime të tjera në të cilat edhe më në detaje do të shqyrtohen mundësitë për punën e përbashkët për kulturën në përgjithësi.

Exit mobile version