Site icon Telegrafi

Ministrja Carovska në Konferencën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska merr pjesë në konferencën e 107-të të Organizatës ndërkombëtare të punës që mbahet në Gjenevë.

Tema e konferencës për këtë vit është “Ndërtimi i ardhmërisë me punë dinjitoze”. Ministrja Carovska kryeson një delegacion trepalësh, me përfaqësues të Qeverisë së RM-së, përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë(LSK) dhe organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë(OPM).

Në këtë konferencë do të marrin pjesë rreth 4.000 delegatë nga mbarë bota, të cilët do të flasin për prioritetet dhe nevojat në sektorin e punës.

Gjatë vizitës së punës në Gjenevë, Carovska realizoi takim me drejtorin federal të Organizatës ndërkombëtare të punës, Guy Ryder. Gjithashtu realizoi takime dypalëshe me ministrin holandez për punë sociale dhe punësim, Wouter Koolmees si dhe me ministrin kroat për punë dhe sistem pensional, Marko Paviç./Telegrafi/

Exit mobile version