Site icon Telegrafi

Ministrja Carovska natën e Vitit të Ri do ta kalojë me fëmijët e qendrave sociale në Shkup

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska, natën e Vitit të Ri do ta kalojë me fëmijët e qendrave sociale në Shkup.

Së pari do ta vizitojë Shtëpinë për fëmijë pa prindër “11 Tetori”, ku nga ora 20:30 deri në ora 21:30 do të ndajë dhurata simbolike dhe do ta ndjekë shfaqjen e Vitit të Ri të përgatitur nga fëmijët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ora 22:00 deri në ora 23:00, Carovska do ta vizitojë Institucionin publik për fëmijë “Shtëpia 25 Maji”, ndërsa nga ora 23:30 deri në ora 00:30 do të qëndrojë në Institutin për kujdes, edukim dhe arsim të fëmijëve “Ranka Millovanoviq”, ku do të organizohet lojë fati me befasi të vogla për fëmijët./Telegrafi/

Exit mobile version