Site icon Telegrafi

Ministrja Balluku: Gazi amerikan do të futet në Ballkan nëpërmjet Portit të Vlorës, do të zëvendësojë gazin rus

Ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot në fjalën e saj në Kuvend se me ndërtimin e portit të Vlorës do të vijë gazi i lëngshëm amerikan në Ballkan, që do të zëvendësojë gazin rus.

“Me ndërtimin e portit të lundrueshëm të Vlorës do të vijnë të gjitha anijet, të cilat do të sjellin gazin e lëngshëm amerikan në Ballkan për të zëvendësuar gazin rus”, tha Balluku.

Ministrja akuzoi opozitën se është financuar nga gazi rus.

“Por kjo nuk ju pëlqen, se ju jeni financuar nga gazi rus. Taksirat e keni, por Shqipëria do të shpërndajë gazin amerikan nga porti i Vlorës. Shqipëria do të ndërtojë pjesën e parë të një nga projektet më në të rëndësishme për sigurinë energjetike; do ndërtojë pjesë e parë të gazsjellësit Adriatik- Joninan. Janë 33 kilometra që do të lidhin portin e lundrueshëm të Vlorës me pikën e daljes të TAP në Fier”, u shpreh Balluku. /Telegrafi/

Exit mobile version