Ministrja austriake e Punës, Christine Aschbacher dha dorëheqje pas akuzave se një pjesë të punës së saj universitare e kishte plagjiaturë, por mohoi çdo keqbërje dhe tha se po largohej për të mbrojtur familjen e saj.
Aschbacher, një anëtare e Partisë Popullore Austriake konservatore që udhëheq qeverinë e koalicionit, thuhet se kopjoi të paktën një të pestën e disertacionit të saj të doktoratës nga burime të tjera, si dhe pjesë të disertacionit të saj, sipas akademikut Stefan Weber, i cili është specialist në zbulimin e plagjiaturës, raporton theguardian.
Kancelari Sebastian Kurz falënderoi Aschbacher për punën e saj dhe tha se e pranoi vendimin e saj. Të dielën, ai emëroi studiuesin ekonomik, Martin Kocher si ministrin e ri.
Sipas Weber, Aschbacher mori të paktën një të pestën e disertacionit të saj, të titulluar “Krijimi i stilit të lidershipit për ndërmarrjet inovative”, nga burime të tjera, pa etiketuar siç duhet pretendimet.
Ndër të tjera, ajo përktheu një artikull nga revista Forbes nga anglishtja, duke përsëritur pretendimin e autorit origjinal se ajo vetë ka punuar “me qindra ekipe”. /Telegrafi/