Telegrafi

Ministrja Ahmetaj priti ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, priti sot në një takim pune, Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn, me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe avancimin me agjendën evropiane.

Ministrja Ahmetaj falënderoi Ministrin Asselborn për ndihmën e vazhdueshme që ka ofruar Luksemburgu për vendin tonë. Poashtu, edhe për gatishmërinë për të përkrahur përfshirjen e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të jetë plotësisht e integruara në zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

Gjatë takimit u diskutua i integrimi evropian i Kosovës, më theks të vecantë avancimi në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, liberalizimi i vizave dhe qasja e Kosovës në Programet e BE-së.

Interesimi i dy bashkëbiseduesve u fokusua po ashtu edhe te përpjekjet e vazhdueshme që Kosova si shtet i ri ka bërë për shtetndërtimin, perspektiva evropiane e Kosovës dhe përkushtimi i saj për të arritur standardet e kërkuara për integrimin Evropian.

Ministrja Ahmetaj dhe ministri Asselborn diskutuan për zbatueshëmrinë e asistencës së Luksemburgut në Kosovë. Deri më tani Luksenburgu ka ofruar asistencë financiare mbi 80 milionë euro për të ndihmuar sektorë të ndryshëm si shëndetësia, arsimi dhe shërbimet publike. Poashtu, është në proces zvhillimi i projektit për përkrahje të procesit të integrimit evropian.

Ministri Asselborn nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Luksemburgut për procesin integrues të Republikes së Kosovës dhe ofroj mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të reformave konkrete që Kosova duhet ndërmarrë gjatë procesit të integrimit evropian me qëllimin e vetëm, zhvillimin e vendit dhe avancimin me agjendën evropiane./Telegrafi/