Alarmimi mbi ndotjen e lartë të ambientit, sidomos në kryeqytet, ka zgjuar nga gjumi ministritë nën dikasterin e të cilave rëndon kjo fushëveprimtari.
Ministria e Ambientit, si kryesorja për menaxhimin e ambientit, ka kërkuar ndihmë edhe nga të paktën tri ministri të tjerë për të bashkërënduar veprimet për përmirësimin e ajrit në vend.
Kjo Ministri i ka kërkuar asaj të Infrastrukturës që të shtojë vigjilencën për kontrollimin e elementeve ndotëse të ajrit që vijnë kryesisht nga veturat e vjetra.
Mirëpo, Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar ta marrë mbi supe fajin për gjendjen e rënduar të ajrit ne vend. /Tribuna Channel/