Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i është refuzuar kërkesa për vizitë në Preshevë.
Kështu ka njoftuar, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, derisa refuzimin e ka quajtur si një tjetër akt izolimi ndaj shqiptarëve, transmeton Telegrafi.
“Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës. Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Qeveria e Serbisë refuzoi këtë vizitë vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit”, ka pohuar Sinani.
Në reagimin e Sinanit, ai ka shtuar se “ky veprim është një tjetër dëshmi e tentativave për të izoluar shqiptarët e Preshevës, duke penguar bashkëpunimin dhe komunikimin institucional”.
“Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon”./Telegrafi/