Në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, të dielën e javës së kaluar, është vjedhur arka në të cilën ruhen paratë që shërbejnë për kryerjen e pagesave të ndryshme.
Siç raporton RTK-ja, kjo vjedhje ka ndodhur edhe pse në këtë institucion ka shumë kamera të sigurisë.
Rastin e vjedhjes e kanë konfirmuar Ministria për Kthim dhe Komunitete dhe Policia e Kosovës.
Është bërë e ditur se në arkën që është vjedhur kanë qenë 1.800 euro.
Vjedhja ka ndodhur të dielën në mbrëmje, kurse të hënën kur punëtorët kanë dalë në punë, ata kanë parë çfarë ka ndodhur dhe kanë lajmëruar policinë.
Rasti është denoncuar në stacionin policor në Fushë Kosovë ku edhe është hapur si rast i një vjedhjeje të rëndë.