Telegrafi

Ministrin Valdrin Lluka e pyesin në Zvicër për rastin e Loredanës

Valdrin LLuka & Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka qëndruar këto ditë në Zvicër.

Gjatë këtij qëndrimi, ai ka dhënë disa intervista për mediat zvicerane, teksa në njërën prej tyre është përballur me një pyetje interesante.

Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka | Foto: Rindvan Slivova/Telegrafi

Bëhet fjalë aferën e shumëpërfolur të Loredana Zefit, e cila u diskutua shumë gjatë javës së kaluar.

Lexo po ashtu Përmbledhje: Nga akuzat e rënda të çiftit zviceran, faktet dhe reagimet e shumta - gjithçka mbi skandalin e Loredana Zefit

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Ministri Lluka përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Facebook.

“Gjatë qëndrimit në Cyrih të Zvicrës, dhash dy intervista për mediume, për gazetën prestigjioze NZZ Neue Zürcher Zeitung dhe TV Nau. Nga kjo e fundit, kisha një pyetje për Loredanen dhe nëse rasti i saj dëmton imazhin e Kosovës përballë Zvicrës ”, ka shkruar Valdrin Lluka në Facebook.

Përndryshe, rap-artistja Loredana Zefi po përballet me akuza nga një çifti zviceran për zhvatje parash, vënie në lajthitje dhe kërcënim. /Telegrafi/