Site icon Telegrafi

Ministriat e Jashtëm të Maqedonisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë në takim në Selanik

Bashkëpunim në siguri, ndërkufitar, energjetik, janë disa nga temat që do të diskutojnë ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë – Nikolla Dimitrov, Shqipërisë – Ditmir Bushati, Greqisë – Nikos Kotzias, dhe Bullgarisë – Ekaterina Zakharieva, në takimin që do të mbahet sot dhe nesër në Selanik.

Ky takim mbahet me iniciativë të ministrit grek për punë të jashtme, Nikos Kotzias, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është takimi i dytë i këtij formati, në kuadër të hapave të diplomacisë greke për pëfrorcimin e bashkëpunimit rajonal, dhe ndërkufitar me vendet fqinje nga pjesa jugore e Ballkanit.

Ngjarja do të jetë me rend dite të zgjeruar dhe paraqet vazhdim të kontakteve të deritanishme të Kotzias me kolegët e tij vendeve tjera./Telegrafi/

Exit mobile version