Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vjollca Aliu thotë se ka 40 minuta që po i pret në takim zyrtar, drejtuesit e Komunës së Prizrenit në një mbledhje të thirrur si urgjente, por asnjë nga zyrtarët e lartë të Komunës nuk po paraqiten.
“Kam më shumë se 30 minuta që kur kam ardhur këtu në Qendrën Rajonale të Trashëgimisë në Prizren dhe po i pres zyrtarët e Komunës por nuk po vijnë”, ka thënë Aliu, për Insajderin.
LEXO EDHE: Vdekja e fëmijës nga shembja e shtëpisë, pasojë e një tenderi
Sipas saj, arsyeja e këtij takimi është vdekja e fëmijës si pasojë e shembjes së shtëpisë së vjetër që ndodhi sot pasdite në Prizren, saktësisht në Zonën Historike të Prizrenit.
“Po më thonë se në orën 20:30 në takim do të vij edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, por ende po pres”, ka thënë Aliu.
Për Insajderin, ajo ka treguar se Komuna e Prizrenit e ka ditur qysh prej janarit për rrezikun nga kjo shembje e shtëpisë por nuk është ndërmarrë asnjë veprim.