Site icon Telegrafi

Ministria për Transport: Ne ndërtojmë, LSDM kopjon

Nuk është e vërtetë se vetëm njoftohen ndërtime të rrugëve dhe njoftime të tilla nuk realizohen, reagoi Ministria për Transport dhe Lidhjeve, ndaj LSDM-së në lidhje me ndërtimin e rrugëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“LSDM-ja si dhe zakonisht e kopjon Programin për Punë të kësaj Qeverie dhe njofton projekte që tashmë Ministrinë për Transport dhe lidhje përmes NP për rrugë shtetërore është në fazën e fundit para nënshkrimit të kontratave për ndërtim. OBRM-PDUKM erdhi në një cikël historik të ndërtimeve dhe rikonstruksioneve të infrastrukturës rrugore në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në deklaratë ndër të tjera duke i përmendur rikonstruksionet e akseve rrugore si në Demir Kapi-Smokvica, Shtip, Kërçovë-Ohër, Smokvicë-Gjevgjeli, Kumanovë-Milladinovcë.

Nga Ministria theksohet se kjo është vetëm një pjesë e projekteve të mëdha të cilat janë realizuar në infrastrukturën rrugore. /Telegrafi/

Exit mobile version