Telegrafi

Ministria për Transport dhe Lidhje: Banesat sociale u janë ndarë funksionarëve të LSDM-së

Ministria për Transport dhe Lidhje përmes një komunikate ka demantuar, siç thonë ata, gënjeshtrat e ministres teknike për punë dhe politikë sociale, Frosina Tashevska-Remenski në lidhje me ndarjen dhe përdorimin e banesave sociale në Resnjë dhe Prilep, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ministrja Remenski flet të pavërteta. Është pikërisht ajo ministre që kërcënoi Komisionin për ndarje të banesave sociale t’i jepet banesë një personi i cili është në lidhje të ngushtë me funksionarët e LSDM-së. Është ajo që më parë refuzoi 1ë 119 persona të vendosen në banesa për shkak se banesat ishin të zëna nga funksionarë të LSDM-së”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Ministrisë për Lidhje dhe Transport.

Sipas ministrisë Remenski po ik nga përgjegjësia për të dhënë përgjigje pse anëtarët e Komisionit për ndarje të banesave kanë kërkuar që banesa t’u jepet personave që nuk i përmbushin kushtet./Telegrafi/

Lexo po ashtu Remenski: Banesat sociale po keqpërdoren për qëllime zgjedhore