Site icon Telegrafi

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale siguron qasje për personat me nevoja të veçanta (Foto)

Personat me nevoja të veçanta morën qasje pa pengesa deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) të cilën një kohë të gjatë nuk e kishin, njoftoi sot MPPS.

Siç informojnë nga Ministria, dje është mbajtur takimi me shoqatat e qytetarëve dhe organizatat e personave me nevoja të veçanta me ç’rast ky institucion u vizitua edhe nga personi i parë me nevoja të posaçme i cili ka mundur vetë pa ndihmën e personave të tjerë të hyjë pa pengesa në hapësirat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Nga Ministria paralajmërojnë se në të ardhmen në mënyrë proaktive do të angazhohen dhe kujdesen për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve, veçanërisht për personat me nevoja të veçanta dhe do të investojë përpjekje maksimale për qasjen e tyre deri te të gjitha institucionet dhe lëvizjen e tyre të lirë./Telegrafi/

Exit mobile version