Site icon Telegrafi

Ministria për Financa: Mjetet nga fondet IPA zbatohen në DAP

Nga Ministria e financave sot i kanë përgënjeshtruar pohimet e LSDM se për shkak të mungesës së përkushtimit në DAP nuk është zbatuar projekti me administratën tatimore spanjolle për të cilat janë siguruar mjete nga fondet IPA, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në suaza të projektit është rinovuar Qendra për kontakte e Drejtorisë për të ardhura publike, e cila duhet të lëshohet në përdorim gjatë muajit shtator. Projekti zgjat akoma dhe duhet të përfundojë në nëntor kur pritet edhe finalizimi i tij i suksesshëm. Projekti jo vetëm që realizohet me sukses me mjetet vijuese, por ekziston mundësi për ndarjen e mjeteve shtesë në pikëpamje të zbatimit të tij të suksesshëm. Gjithashtu, për këtë projekt janë ndarë edhe mjete plotësuese nga agjenci tjera donatore si Agjencia zhvillimore austriake, që flet për suksesin e DAP në realizimin e projektit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së financave.

Prej atje potencojnë se është e dukshme që, siç thonë, marrëdhëniet e mira të partneritetit me FMN që manifestohen në më shumë sektorë, në mesin e të cilëve edhe administrata tatimore, janë shkak për shpifjet e tilla të partisë opozitare LSDM, të cilat veç më janë përgënjeshtruar nga ana e Drejtorisë për të ardhura publike.

“Marrëdhënia e partneritetit dhe bashkëpunimi me FMN vazhdon, ndërsa dëshmi për këtë është edhe projekti për modernizimin e Drejtorisë për të ardhura publike”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Financave./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version