Vazhdojnë të reshurat e mëdha të borës në disa komuna të Kosovës ku edhe qytetarët hasin në vështirësi në komunikacionin rrugor.
Fatos Mani nga Ministria e Infrastrukturës ka thënë se, Ministria e Infrastrukturës është në mbikëqyrje të rrugëve nacionale dhe regjionale prej ku raportohet se nuk ka probleme me qarkullimin.
“Në rrugët nacionale dhe regjionale, të cilat janë nën mbikëqyrje të Ministrisë nuk ka probleme në qarkullim’, tha Mani për Zëri.info
Ai po ashtu kërkon nga qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes në vozitje për shkak se reshjet e borës janë të vazhdueshme dhe mund të hasin në vështirësi.
“Unë kam qenë personalisht për mbikëqyrje në rrugët Prishtinë-Gjilan, po ashtu Prishtinë-Mitrovicë, edhe menaxherët regjional kanë raportuar që gjendja në komunikacionin rrugorë është stabile. Vozitje me kujdes të shtuar duhet të ketë sidomos në zonat me lartësi të madhe mbidetare sepse ka të reshura të mëdha. Viberi im 045/ 656-656 çdo herë i verifikon ankesat e qytetarëve të cilët mjafton të shkruajnë ose të dërgojnë fotot e rrugës që pretendojnë se nuk është intervenua”, tha Mani.