Site icon Telegrafi

Ministria furnizon pacientët e sklerozës multiple me interferon

Kjo është hera e parë që Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar pacientët e sklerozës multiple me interferon beta, ndërsa Këshilli profesional për trajtimin sklerozës multiple do të ndërmarrë të gjitha veprimet që barnat të shpërndahen në pajtueshmëri me ligjet në fuqi, bëhet e ditur në komunikatë.

Në pajtim me nevojat e mëdha të pacientëve të shumtë me sklerozën multiple, kërkesës së Këshillit profesional që trajton në forma medikamentoze sklerozën multiple, mundësive buxhetore dhe gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen e trajtimit të suksesshëm të kësaj sëmundjeje, gjatë nëntorit 2008 ka filluar procedura për furnizim me Intereferon beta.

Në treg gjenden disa lloje të medikamenteve që trajtojnë Sklerozën multiple dhe Ministria e Shëndetësisë ka emëruar komisionin e vlerësimit i cili në pajtim me performasat e dhëna ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet që kjo procedurë të kryhet sa më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version