Ministri Bllagoj Boçvarski tha se pas vërejtjeve nga opinioni dhe mosnënshkrimit nga presidenti Pendarovski, ministria që udhëheq ai ka përgatitur Ligjin e ri për ndërtimet pa leje.
Ai theksoi se sugjerimet dhe vërejtjet janë përfshirë dhe se ka ndryshime të mëdha në tekstin e ligjit. Ai thotë se ditëve të ardhshme do të dërgohet në Qeveri.
“Do ta dërgojmë në Qeveri, dhe pas asaj, Qeveria do ta dërgojë në Kuvend ku presim diskutime shtesë. Ka ndryshime serioze nga versioni i parë dhe pres bashkërisht ta diskutojmë dhe të shohim nëse jemi të gatshëm t’u ndihmojmë qytetarëve”, tha Boçvarski.
Ndryshe, Kuvendi në maj votoi Ligjin e ri për ndërtime pa leje që parashihte legalizimin e objekteve pa leje me përjashtim të bregut te Liqeni i Ohrit. Megjithatë, presidenti Pendarovski nuk e dekretoi ligjin dhe e ktheu sërish në Kuvend me vërejtje./Telegrafi/