Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e komunave me më shumë banorë të infektuar në Kosovë, ku në zonë të kuqe për gjatë dy javëve në vijim do të jenë 21 komuna, tri më shumë sesa herën e kaluar.
Kështu, Drenasi, Graçanica e Kllokoti kanë kaluar nga zgjyra e verdhë në të kuqen.
Sipas komunikatës për medie të publikuar nga MSH-ja, në zonën e kuqe janë 21 komuna, në zonënë e verdhë janë 10 komuna ndërsa në zonën e gjelbër janë shtatë komuna.
Komunikata e plotë:
NDRYSHIMET NË KATEGORIZIMIN E KOMUNAVE,
NGA 04.12.2020 DERI MË 11.12.2020
?Në zonën e kuqe janë 21 komuna: Prishtina, Fushë -Kosova, Graçanica, Gjakova, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Vitia, Podujeva, Peja, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Gjilan.
?Në zonën e verdhë janë 10 komuna: Suhareka, Shterpca, Klina, Hani i Elezit, Skënderaj, Istogu, Parteshi, Rahoveci, Prizreni dhe Ranilluga.
?Në zonën e gjelbër janë 7 komuna: Malisheva, Deçani, Novo-Berda, Kaçanik, Junik, Dragash dhe Mamushë.
Shpjegim:
Zona e kuqe: Mbi 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë
(Kufizimi i lëvizjes nga ora 19:00-05:00)
Zona e verdhë: 75-150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë
Zona e gjelbër: Deri në 75 të infektuar brenda javës në 100. 000 banorë. /Telegrafi/