Ministria e Shëndetësisë informon se MRP vaksinat ku vaksinohen fëmijët nuk janë me afat të skaduar.
“MRP vaksinat Priorix që vaksinohet fëmijët në Shkup dhe në qytetet tjera nga vendi janë furnizuar me tenderin e shpallur më 21.10.2016, me marrëveshje e 21.03.2017”, kumtojnë nga MSh, njofton Telegrafi Maqedoni.
Vaksinat që janë në përdorim janë Priorix, janë me numër serial AMJRD512AA me afat skadimi 07.2019 dhe numër serial A69SE583A me afat skadimi deri më 05 e vitit 2019.
Nga ministria e Shëndetësisë thotë se vazhdon furnizimi i vaksinimit, për imunizimin e popullatës në Republikën e Maqedonisë për periudhën korrik 2018 deri më korrik 2020./Telegrafi/