Pavarësisht numrit të ulët të rasteve të infektimeve me COVID-19 në baza ditore, Ministria e Shëndetësisë thotë se situate epidemiologjike në Kosovë mbetet e pasigurtë.
“Rastet e COVID-19 vazhdojnë të jenë në trend të njëjtë, dhe teksa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të SARS-COV 2 (Covid-19), situata epidemiologjike në Kosovë mbetet e pasigurtë”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 7 ditët e fundit mesatarja është prej 15.42 rastesh në ditë. E njëjtë me javën e shkuar.
“Vaksinimi është mënyra më e mirë për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19, veçanërisht formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes. TË GJITHË duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë!”, ka bërë thirrje MSH-ja, pas rënies së interesimit për vaksinim javëve të fundit.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,558,528 doza të vaksinës./Telegrafi/