Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë siguron 12 makina për Ndihmën e Shpejtë, paralajmërohen edhe punësime

“Ministria e Shëndetësisë në një procedurë të hapur dhe transparente me kursime të mëdha bleu 12 automjete për Ndihmën e Shpejtë Mjekësore, gjashtë prej të cilave do t’i jepen Qendrës Shëndetësore Shkup, ndërsa nga një do të fitojnë shërbimet në Strugë, Dibër, Kërçovë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe në Berovë. Do të shpallen konkurse për infermierë dhe vende të lira pune për mjek të rinjë në IMP”.

Këtë ditë deklaroi ministri i Shëdetësisë Venko Filipçe, i cili së bashku me zëvendës-ministrin Asim Musa dhe drejtorin e Qendrës Shëndetësore në Shkup, Zllate Mehmedoviq morën pjesë në promovimin e automjeteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me këto gjashtë automjete praktikisht kapaciteti ritet 100%. Që dmth janë shtuar edhe 6 nga ato gjashtë automjete tjera ekzistuese deri tani që vepronin në territorin e Shkupit. Ekziston mungesë serioze e mjekëve dhe infermierëve, ndërsa në periudhën që vjen do të shpallen konkurse për infermierë, ndërsa javët në vijim do të shpallen konkurse për mjek të rinj që janë të licencuar dhe që në këtë moment janë të papunësuar në përputhje me amendamentin e ri të ligjit për kujdesin shëndetësor, sipas të cilit secili mjek që ka licencë do të fitojë punë të paguar të garantuar në periudhën prej 6 muajshe”, deklaroi Filipçe.

Në pyetjеn e gazetarëve se a është përgatitur studimi i fizibilitetit për partneritet publik- privat në IMP, a është kjo një zgjidhje e mirë do të tregoj studimi.

“Nuk është përfunduar studimi i fizibilitetit. Operatori ekonomik që e fitoi ankandin kërkon vazhdimësi me afat për edhe dy muaj, ku përfundon në qershor dhe bazuar në të studimi fizibilitetit, që publikisht do ta shpallim, ashtu siç planifikojmë do të bëjmë debat publik për të gjithë të ashtuquajturit studime fizibiliteti por do të shohim nëse është ky një opsion i mirë dhe do të kemi një sistem më efikas të paktën në disa prej segmenteve”, deklaroi Filipçe.

Mjeku Zllate Mehmedoviq tha se çdo automjet shtesë nënkupton një mundësi shtesë për qytetarët dhe nevojat e tyre që të fitojnë kujdes shëndetësor cilësor kur janë të rrezikuar shëndeti dhe jeta e tyre./Telegrafi/