Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë shpall konkurs për 197 mjek të përgjithshëm

Foto: Ilustrim/Arkiv

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur konkurs për punësimin e 197 mjekëve të përgjithshëm nëpër Qendrat e Mjekësive Familjare në gjithsej 31 komuna.

Konkursi është hapur bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Rregulloren (SHËNDETËSI) Nr.05.2020 për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19.

Po ashtu bazuar në kërkesën e Divizionit për Kujdesin Parësor Shëndetësor si dhe kërkesën e Komitetit për Imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID19.

Konkursi është hapur sot më 26.11.2021 dhe do të jetë i hapur deri më 01.12.2021.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kushtet e aplikimit mund t’i gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

 

Exit mobile version