Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë në Vjenë nënshkruan memorandum bashkëpunimi për zbatimin e inovacioneve

Në mes Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë dhe Ministrisë së Transportit, Inovacioneve dhe Teknologjisë së Austrisë, sot në Vjenë është nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zbatimin e inovacioneve në mjekësi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se me këtë marrëveshje Ministria e Shëndetësisë po afrohet drejt praktikave dhe përvojave evropiane.

“Patëm mundësi që me Ministrinë për Transport, Inovacione dhe Teknologjisë të Austrisë të nënshkruajmë marrëveshje, e cila paraqet bazën për zhvillim, modernizim dhe inovacione teknologjike në mjekësi dhe përafron vendin tonë drejt praktikave më të mira të Bashkimit Evropian”, deklaroi Filipçe./Telegrafi/